CAF ia hoqi titullin kampion, Senegali ruan me ushtri trofeun e artë
Refuzon ta kthejë kupën
Trofeu i fituar nga Kombëtarja e Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës, gjatë edicionit të fundit në janar, është vendosur aktualisht nën masa të forta sigurie në një bazë ushtarake në Senegal.
Sipas raportimeve, trajneri i ekipit, Pape Thiao, e ka çuar personalisht trofeun në këtë bazë, ku ushtarët e ruajnë 24 orë në ditë. Para vendosjes përfundimtare në ruajtje, atyre iu është dhënë mundësia të bëjnë fotografi me trofeun historik.
Kujtojmë se Senegali e fitoi këtë trofe në finalen ndaj Kombëtarja e Marokut. Megjithatë, zhvillimet pas finales kanë marrë një kthesë të papritur.
Vetëm dy muaj më vonë, Konfederata e Futbollit Afrikan vendosi t’ia heqë trofeun Senegalit dhe t’ia akordojë Marokut, për shkak të një situate të kontestuar gjatë ndeshjes, ku Senegali u tërhoq përkohësisht përpara se të rikthehej për ta përfunduar takimin.
Ky vendim ka shkaktuar reagim të fortë nga pala senegaleze, e cila refuzon ta dorëzojë trofeun.
Federata e Senegalit ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore, duke iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit, me synimin për të rrëzuar vendimin e CAF-it, i cili po konsiderohet si i paprecedentë në botën e futbollit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



