E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal në Vlorë, shënohen tre viktima (Emrat)
Lajme

Aksident fatal në Vlorë, shënohen tre viktima (Emrat)

Një aksident i rëndë rrugor në aksin Drashovicë–Kotë ka marrë përmasa tragjike, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Fillimisht, humbën jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, Adi Alushaj, 30 vjeç, si dhe 40-vjeçari Esat Brahimaj, i cili drejtonte një automjet tip “Ford”. Më pas, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pasagjeri në mjetin “Ford”, 40-vjeçari Andrea Begaj, i cili ndërroi jetë në spital.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë e automjetit “Ford”, i cili ka dalë në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur me “Mercedes Benz”. Nga verifikimet e para, dyshohet se drejtuesi i mjetit “Ford” ka qenë përgjegjësi kryesor i përplasjes fatale.

Autoritetet ngrenë gjithashtu dyshime se mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor mund të ketë ndikuar në ngjarje, duke e bërë edhe më të vështirë reagimin në kohë të drejtuesve të mjeteve.

Për shkak të përplasjes së fortë, trupat e viktimave kanë mbetur të bllokuar në automjetet e shkatërruara, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.