E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Të ruajmë  Stabilitetin e  vendit, përpara  çdo interesi të ngushtë partiak
Lajme

Vasili: Të ruajmë Stabilitetin e vendit, përpara çdo interesi të ngushtë partiak

5 maji , dita e dëshmorëve, lule pranë varrezave dhe memorialeve.

 Vasili mesazh politikës shqiptare: Stabiliteti i vendit, përjashton çdo interes të ngushtë

Kryesia e LSI dhe kandidatet për deputet të LSI-së për qarkun e Tiranës vendosen kurora me lule në Bustin e Qemal Stafes, me rastin e 75 vjetorit të vdekjes së tij.

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili dha një mesazh të qartë politikës shqiptare, e cila ka ardhur koha që të lëshojë nga vetja e saj në kuadër të stabilitetit në vend.

“Dëshmorët ishin shumë të rinj dhe nuk kursyen jetën. Sakrifica sublime e tyre thirrje politikës sot. Sot të lëshojmë nga vetja për stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Stabiliteti i vendit, përjashton çdo interes të ngushtë. Pra sakrifica që na kërkohet që të bëjmë sot është shumë më e vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe nga dita e 5 majit ku të rinjtë që dhanë gjakun e tyre janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmëri më të lartë ndaj vendi dhe çfarë s’duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë dhe sigurinë e vendit”, tha kreu i LSI-së, Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.