Avokati Gjokutaj kap mat Çilin
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, ku ka debatuar me ish-administratorin e UET, Henri Çilit, lidhur me thirrjen e këtij të fundit ndaj kryeministrit Edi Rama, se nuk kemi nevojë për shtet por për treg.
Duke komentuar këtë çështje, Gjokutaj i tha Çilit, se deri dje thoshte se Edi Rama do të fitojë edhe një mandat të tretë, ndërsa tani del dhe thotë se ky vit ëshë prova e Ramës e vetme, nëse do të bëjë apo jo treg duke finalizuar reformat që ka ndërmarrë, apo do të dështojë dhe do ta çojë Shqipërinë në një situatë më të keqe nga ajo kur e mori.
Ai i kujtoi Çilit se ai i kishte thurur lavde Edi Ramës kur erdhi në pushtet, duke argumentuar mbështetjen për të për shkak se ai ishte biznesmen dhe shikonte atë që investon në treg, ndërsa tani thotë që Kryeministri ka vetëm një vit kohë si provë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



