Zgjohuni socialistë, PS nuk është repart ushtarak!

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit brenda grupit parlamentar socialist, ku u raportua për një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.

Në reagimin e tij, Malaj rikthen në vëmendje përvojën personale me Ramën në fillimet e drejtimit të Partisë Socialiste, duke e akuzuar për vendosjen e një modeli drejtimi të centralizuar dhe përjashtues ndaj mendimit ndryshe. Sipas tij, tendenca për të mbytur zërat kritikë nuk është e re, por një qasje e vazhdueshme që ka shoqëruar drejtimin e partisë ndër vite.

Malaj thekson se, që në momentin kur Rama mori drejtimin e PS-së, u përpoq të impononte një disiplinë të fortë, të cilën ai e cilëson si “ushtarake”, duke kufizuar hapësirat për debat dhe konkurrencë të brendshme. Ai kujton se edhe në periudhat më të vështira të opozitës, sipas tij, nuk janë përdorur praktika të tilla kufizuese.

Një nga episodet që ai përshkruan lidhet me një mbledhje të hershme të grupit parlamentar, ku pretendon se Rama i ka kërkuar të largohej nga salla për shkak të qëndrimeve të tij publike. Malaj shprehet se e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e konsideruar të papranueshme një qasje të tillë ndaj mendimit ndryshe brenda një partie politike.

Në thelb të reagimit të tij, ai ngre shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, trajtohen kundërshtarët brenda partisë, duke paralajmëruar për një klimë ku kritika nuk tolerohet dhe ku vendimmarrja përqendrohet në pak duar.

Deklaratat e Malajt vijnë në një moment kur debatet dhe tensionet brenda Partisë Socialiste janë rikthyer në vëmendje, pas raportimeve për përplasje të forta në mbledhjet e fundit të grupit parlamentar.

Reagimi i plotë:

Rama gjithnjë ka dashur t’i përjashtojë ata që e kundërshtojnë. Problemi qëndron te gjithë të tjerët që heshtin dhe nuk e kundërshtojnë Ramën në sjelljen si aga i fshatit.
Sapo Rama erdhi në krye të PS-së, ai e dinte që nuk mund ta drejtonte dot partinë më të madhe politike, më demokratiken dhe më modernen me hapësirat demokratike që kishte liria e fjalës, konkurimi dhe promovimi.
Sapo Rama u be jryetar i PS-ai aktivizoi aparaturat bllokuese për celularët?
Kjo nuk na kishte ndodhur ne PS as në periudhën më të vështirë në opozitë 1992-1997.
Rama në mbledhjen e pare me grupin parlamentare te PS-se kërkoi të impononte rregullat e disiplinës ushtarake.
Rregulla të cenimit ë demokracisë së brendëshme që nuk duhet të mendohen dhe aplikohen në partitë politike.
Në këtë moment u shpreha publikisht në media se ; “PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak”.
Në mbledhjen e rradhes te GPS-së dikush provokoi këtë debat se” pse kisha folur publikisht kundër kryetarit”.
Atij ji përgjigja me zë të qartë. Rama më urdhëron të dal jashtë nga mbledhja se kisha folur pa leje.
E përsëriti disa herë “urdherin ushtarak/dil nga rrjeshti/mbledhja”. Vazhdoja qetësisht te mos dilja.
Pas pak kërcënoi duke thënë: “o del ti nga mbledhja, o dal unë”.
Qetësisht iu përgjigja se: unë ju them mos dilni, por unë nuk do të dal, edhe se kam ardhur ne PS para teje”.
Papritur u hodh një deputet i ri i Tiranës, si preferuar i tij, dhe më thotë: “si i flet kështu kryetarit?”.
Atij iu ktheva vlonjaçe dhe i thashë: “s’ke faj ti pse e mbron atë, se të mori nga rruga dhe pa asnjë profil dhe kontribut publik të bëri deputet”.
Pas këmbënguljes sime, Rama doli pak minuta dhe u shtyu.
Pas asaj përplasjeje parimore, Rama nuk më kërkoi më asnjëherë të më nxirrte nga mbledhjet.
Por ligësinë e tij primitive e përdori barbarisht në jo pak raste.
Kujdes Rama eshte shpirt lig dhe një hakmarres primitiv. Ai nuk do të harroj kurrë këdo që nuk i nënshtrohen pa kushte.
Kundërshtarët e ti do trajtohen si armiqte të tij.
Rama do ti përndjek si hije vrastare të ushqyer nga ADN-ja e tij plotë urrejtje dhe pashpirtësi primitive.
Zgjohuni përpara se të jetë vonë.

Publikuar nga Publik Media