Ishte i dënuar me burg përjetë, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari
Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi u transportua me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Bëhet fjalë për Hysni Qamil Repajn, 64 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i cili vuante dënimin për vepra të rënda penale, përfshirë vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër si dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 09:40 ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, pasi gjatë një kontrolli mjekësor në institucionin e vuajtjes së dënimit u evidentuan probleme serioze me ritmin e zemrës, konkretisht rënie e theksuar e pulsit (bradikardi).
I dënuari kishte qenë më herët nën trajtim të vazhdueshëm edhe për probleme të shëndetit mendor, nën kujdesin e mjekut psikiatër.
Pas mbërritjes në spital dhe gjatë ekzaminimeve të mëtejshme nga mjekët specialistë, gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm, duke kaluar në arrest kardiak dhe respirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikthyer në jetë, ai nuk arriti të mbijetojë.
Autoritetet përkatëse kanë njoftuar Prokurorinë dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKKB), ndërsa pritet të kryhen procedurat e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



