Arratisja e Altin Ndocit, lirohet ish-drejtori i burgut të Durrësit

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është liruar nga qelia dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai po hetohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Cerloj u arrestua pas arratisjes së Altin Ndoci në muajin janar, një ngjarje që shkaktoi reagime dhe masa të menjëhershme në sistemin penitenciar. Pas këtij incidenti, u shkarkua i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Sipas hetimeve, Ndoci, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arriti të arratisej nga spitali infektiv i Durrësit, ku ishte transferuar për trajtim mjekësor.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve të përfshirë.

Publikuar nga Publik Media