E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi nga SHBA, “Don Begaj”: Mos u shqetësoni, jemi të sigurt
Lajme

Alarmi nga SHBA, “Don Begaj”: Mos u shqetësoni, jemi të sigurt

Presidenti “qetëson” shqiptarët

Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ngritur alarmin për kërcënime të mundshme nga elementë të lidhur me Iranin, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezik potencial edhe në ambiente të frekuentuara si qendra tregtare, hotele dhe restorante.

Ky paralajmërim vjen në një klimë të tensionuar ndërkombëtare dhe ka rritur vigjilencën edhe në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje se rreziqet e sigurisë nuk janë më të kufizuara vetëm në rajone të caktuara, por mund të shfaqen edhe më gjerë.

Lidhur me këtë situatë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dalë me një mesazh qetësues, duke theksuar se institucionet shqiptare janë në gatishmëri të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, strukturat e sigurisë funksionojnë normalisht dhe po ndjekin me vëmendje çdo zhvillim:

Bajram Begaj: Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor në mbështetje të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të veta kushtetuese dhe ligjore. Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime për çështjet që diskuton. Këshilli përbëhet nga drejtues të organeve të larta shtetërore dhe titullarë të institucioneve të rëndësishme. Këshilli i shërben Presidentit të Republikës, si rregull, për diskutimin e rekomandimeve për masat që Presidenti i Republikës përpilon për institucionet ligjzbatuese dhe përgjegjëse për sigurinë lidhur me përballimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet prej tyre për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjtha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë. Presidenti i Republikës ka konstatuar se të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës. Mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë. Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka konstatuar se bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët e huaj e ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta. Presidenti i Republikës vijon komunikimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë në koordinim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me partnerët tanë, si dhe në krye të detyrës për përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Begaj ka sqaruar edhe rolin e Këshilli i Sigurimit Kombëtar, duke theksuar se ai shërben si organ këshillimor pranë Presidentit dhe nuk merr vendime direkte, por kontribuon në hartimin e rekomandimeve për institucionet ligjzbatuese në përballje me rreziqet ndaj sigurisë kombëtare.

Ai ka bërë të ditur se është në kontakt të përditshëm me institucionet përgjegjëse dhe se ekziston një koordinim i ngushtë si në nivel kombëtar, ashtu edhe me aleatët ndërkombëtarë.

Mes një situate të ndjeshme në planin global, deklarata e Presidentit synon të qetësojë opinionin publik, duke garantuar se Shqipëria mbetet nën kontroll institucional dhe në gatishmëri për çdo skenar të mundshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.