Njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat” në rrugën e Elbasanit dhe do të ketë një pamje të re, për fëmijët por dhe shlodhëse për të rriturit.
Ndërkohë që projekti parashikon që pjesa e nëndheshme të shërbej si parking nëntokësor publik.
Sipas fotove të projektit, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.
Në saj të këtij projekti, do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.