Rrëfimi prekës i Mimoza Ahmeti: Nuk arrita t’i japë lamtumirën e fundit nënës
Pjesëmarrja e Mimoza Ahmeti në “Ferma VIP” ka sjellë jo vetëm dinamika në lojë, por edhe momente të forta emocionale që kanë prekur publikun. Poetja ka hapur zemrën para banorëve, duke ndarë një nga dhimbjet më të mëdha të jetës së saj.
Ajo tregoi se humbi nënën dy vite më parë në Shtetet e Bashkuara, një ngjarje që e përjetoi si tronditje të papritur. Pamundësia për të udhëtuar drejt Amerikës për shkak të mungesës së vizës e bëri këtë humbje edhe më të rëndë, pasi nuk arriti të ishte pranë saj në momentet e fundit.
Rrëfimi i saj u shoqërua me detaje të dhimbshme, ku Ahmeti tregoi edhe përpjekjet për të siguruar një vizë emergjente, të cilat nuk rezultuan të suksesshme. Sipas saj, edhe pse situata ishte tepër e rëndë, rasti nuk u konsiderua si urgjent nga autoritetet përkatëse.
Ky moment i sinqertë ka prekur jo vetëm fermerët, por edhe publikun, duke sjellë një tjetër dimension të figurës së saj përtej ekranit.
Në një gjest mbështetjeje, këngëtarja Jonida Maliqi i premtoi se pas përfundimit të spektaklit do të përpiqen që ta ndihmojnë për të siguruar vizën amerikane, në mënyrë që të mund të vizitojë vendin ku prehet e ëma.
“Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur, nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, ‘o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty’, edhe i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt. ‘O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po kjo nuk hyn te çështjet urgjente’. Këtu kuptova konceptin. E kam ndërmend, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj,” u shpreh ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



