Spektakël ‘i çmendur’ portieri shënon nga porta në portë (VIDEO)

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një episod i rrallë dhe spektakolar ka ardhur nga elita e futbollit turk, ku protagonisti absolut ishte portieri i Kasımpaşa S.K., Andreas Gianniotis.

Në sfidën ndaj Kayserispor, e fituar me rezultatin 2-0, momenti që elektrizoi gjithçka erdhi në minutën e 66-të. Portieri grek realizoi një gol të pabesueshëm, duke goditur topin nga zona e tij. Sfera përshkoi të gjithë fushën dhe përfundoi në rrjetë, duke kapur të papërgatitur portierin kundërshtar dhe duke lënë pa fjalë tifozët në stadium.

Goli i Gianniotis konsiderohet menjëherë si një nga realizimet më të veçanta të sezonit, një kombinim i instinktit, guximit dhe fatit sportiv që rrallë shihet në futbollin profesionist.

Pas këtij momenti, lojtarët e Kasımpaşa-s shpërthyen në festë, duke vrapuar drejt portierit të tyre për të ndarë së bashku një nga momentet më të bukura të karrierës së tij.

Falë kësaj fitoreje, Kasımpaşa ngjitet në vendin e 13-të në renditje me 27 pikë, duke marrë një rezultat me shumë peshë në luftën për mbijetesë dhe duke shtuar moralin për ndeshjet e ardhshme.

Publikuar nga Publik Media