E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Lezhës, me deklaratë për shpërthimin në një byrektore
Lajme

Policia e Lezhës, me deklaratë për shpërthimin në një byrektore

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një byrektore, duke lënë pasoja të mëdha në dëme materiale, jo vetëm në objektin ku ka ndodhur shpërthimi, por edhe në dy bizneset ngjitur, në tre makina të parkuara aty pranë dhe në xhamat e pallateve përreth.

Sipas hetimeve të para, shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi. Zhurma ka qenë aq e madhe sa një pjesë e banorëve kanë dalë të traumatizuar nga banesat, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.