E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Memaliaj
Lajme

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Memaliaj

Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Memaliajt, ku një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur një banesë private në fshatin Toç.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së një 67-vjeçari me inicialet B.K. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se autorët janë larguar menjëherë pas vendosjes së lëndës plasëse. Gjatë ikjes, ata mendohet se kanë djegur automjetin që përdorën për t’u larguar, në segmentin rrugor që lidh Krahësin me Memaliajn, pranë fshatit Qesarat. Pas kësaj, besohet se janë larguar në këmbë për të shmangur gjurmët.

Forcat e policisë kanë nisur menjëherë kontrollin e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa hetimet po zhvillohen në disa pista.

Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të dokumentuar ligjërisht çdo element që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.