Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Pukës, ku një punonjës i kompanisë telefonike One Albania është gjetur pa ndjenja në mes të dëborës, në antenat e Midës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për 50-vjeçarin Lumturi Kamberi, i cili u transportua me urgjencë nga ekipet e Urgjencës Kombëtare drejt Spitali i Traumës në Tiranë, përmes helikopterit.
Burime bëjnë me dije se ai ka marrë fillimisht ndihmë emergjente në Spitalin e Traumës, por më pas është transferuar në një spital privat për trajtim të specializuar.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë, pasi raportohet se nuk mund të lëvizë njërën këmbë dhe nuk është në gjendje të komunikojë.
Për shkak të gjendjes së tij, autoritetet nuk kanë mundur ende të marrin një dëshmi mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, deri në këto momente, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga kompania One Albania lidhur me incidentin.







