Akuza të forta ndaj Edisës për qendra masazhi të mbyllura nga policia

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Elton Tozaj: T’i vijë turp!

Debati i tensionuar mes Edisa Demollarit dhe Brikenës në puntatën e fundit televizive ka dalë përtej një përplasjeje të zakonshme, duke u zhvendosur në një terren më të ndjeshëm publik.

Në mes të kësaj klime të ndezur, gazetari Elton Tozaj ka bërë deklarata që kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe opinionin publik. Ai hodhi dyshime se pas imazhit publik të Edisës mund të ketë episode nga e kaluara që, sipas tij, ngrejnë pikëpyetje serioze.

Tozaj theksoi se ndërkohë që vëmendja është fokusuar te marrëdhëniet personale dhe përplasjet mediatike, ka elementë të tjerë që, sipas pretendimeve të tij, meritojnë sqarim publik. Ai shkoi më tej duke përmendur edhe raste konkrete që lidhen me aktivitete të supozuara në të kaluarën.

Ai përmendi konkretisht qendra masazhi, të cilat sipas pretendimeve të tij, kanë operuar në kundërshtim me ligjin në Shqipëri dhe janë mbyllur herë pas here nga policia, duke shtuar se dyshohet që aktiviteti i tyre real nuk ka qenë ai i shpallur.

“Edisa të japë shpjegime për qendrat e saj të masazhit që ka patur, të palejueshme në Shqipëri. T’i vijë turp! Ka patur nga këto qendrat e famshme të masazhit, që herë pas here mbyllen nga policia. Pastaj, është e turpshme të shohësh një femër që sulmon një femër tjetër.”, tha ndër të tjera Tozaj, në intervistën e tij për një media kosovare.

Deri në këto momente, Edisa Demollari nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime, duke lënë të hapur mënyrën se si do të zhvillohet më tej kjo situatë që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje publike.

Publikuar nga Publik Media