“Lideri Global” gjunjëzohet para Giorgia Melonit

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Romë, ku është pritur me ceremoni nga homologja e tij, Giorgia Meloni.

Rama mbërriti në kryeqytetin italian i shoqëruar nga një delegacion i kabinetit qeveritar, ndërsa pritja zyrtare u zhvillua sipas protokollit shtetëror.

Gjatë momentit të takimit, u vu re edhe një gjest i pazakontë, ku Rama u ul në gjunjë përpara Melonit, një veprim që ka tërhequr vëmendje dhe reagime.

Pas përshëndetjes dhe fotos zyrtare, dy liderët zhvilluan një takim “kokë më kokë”, ku pritet të jenë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin dypalësh mes Shqipëri dhe Itali, si dhe tema me interes të përbashkët në nivel rajonal dhe europian.

Publikuar nga Publik Media