E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rriten përsëri çmimet e karburanteve në Shqipëri
Lajme

Rriten përsëri çmimet e karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar zhvillimet më të fundit në tregun e hidrokarbureve. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar më 17 prill 2026 dhe hyn në fuqi po të njëjtën ditë, në orën 16:00.

Sipas përcaktimeve të reja, çmimi maksimal i naftës (gazoil sipas standardit SSH EN 590) për shitje me pakicë është caktuar në 210 lekë për litër, ndërsa për tregun me shumicë nuk duhet të kalojë 198 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal në tregun me pakicë është vendosur në 176 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 164 lekë për litër.

Këto çmime do të mbeten në fuqi deri në një vendim të ri të Bordit, i cili pritet të reflektojë çdo luhatje të mëtejshme të tregut.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë operatorëve që tregtojnë nënprodukte të naftës të zbatojnë me përpikëri vendimin në fuqi. Në rast se konstatohen shkelje, paralajmërohet pezullimi i aktivitetit për subjektet përkatëse.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se mbeten të angazhuara për të mbrojtur konsumatorët dhe për të garantuar konkurrencë të drejtë në tregun vendas të karburanteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.