E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trondit ish-drejtuesi i Partizanit: Jam kërcënuar me jetë nga bodyguardët e Berishës
Denoncime

Trondit ish-drejtuesi i Partizanit: Jam kërcënuar me jetë nga bodyguardët e Berishës

“Shkëlzeni më ofroi 500 mijë”

Ish-drejtuesi i Klubit Partizani, Paro Laçi, ka treguar prapaskenat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njerëzve pranë tij.

Teksa e cilëson këtë proces si një “grabitje”, Laçi rrëfen për presione, kërcënime dhe përplasje të forta në atë periudhë, duke theksuar se i është kërkuar vazhdimisht që të heshtë për këtë çështje.

“Në radhë të parë, nuk është se ata morën dhe e kaluan klubin, por ata e grabitën klubin. Unë në atë periudhë kur Sali Berisha vriste njerëz, unë kam denoncuar këtë korrupsion kaq masiv. Kam denoncuar grabitjen e klubit, sepse ne nuk kemi pranuar të kalojmë nga një ambient në një tjetër. Ne jemi në luftë me polici, me shkopa gome. Prandaj falënderova ata tifozë që janë përleshur me policinë”, tha mes të tjerash Laçi në një media televizive.

Më tej, ai deklaron se për shkak të këtij qëndrimi, ai dhe të tjerë persona janë përballur me pasoja të rënda nga qeveria e asaj kohe.

“Sepse policia atëherë nuk lejonte as fëmijët që të stërviteshin në ato fusha. Ne u përleshëm në diktaturën e Sali Berishës në ato kohë, në ato ambiente. Ka shumë njerëz dhe figura legjenda të Partizanit, që janë përpjekur me intervista… I ati i Igli Tares, Isa Tare, u luftua nga Sali Berisha. Mua Berisha përmes nipit të tij, Dritan Berishës, më çoi në burg. Më degdisi në Itali. Jam i vetmi shqiptar që nga 2014 e pas kam bërë burg pa u hapur procesi, i dënuar në mungesë. Jam në një kalvar gjyqesh. Jemi disa njerëz që jemi persekutuar nga Berisha. Shumë njerëz nga publiku më pyesin ‘si ka mundësi që je gjallë?’. Bodyguardi i Sali Berishës vriste e priste për llogari të tij”, vijoi Laçi.

Ai shton se është paralajmëruar edhe nga institucione të drejtësisë për rrezikun që i kanosej jetës së tij.

“Prokuroria e asaj kohe më thanë se vajza e Sali Berishës është rrezik real për jetën tuaj. ‘Paro Laçi, po rrezikon jetën, është vajza e Sali Berishës’, më kanë thënë në prokurori. Unë po të kisha parë interesat e mua nuk kisha shkruar në gazetat e asaj kohe që ‘më kishte premtuar 500 mijë euro dhe s’kam pranuar’. Familja e Sali Berishës më kanë thirrur në komisariat në atë kohë dhe policia më ka bërë presion. Kanë prurë Erzen Breçanin dhe më kanë arrestuar disa herë. Shkëlzen Berisha më ka ofruar 500 mijë euro. Kam biseda telefonike me të”, përfundoi Laçi.

Sipas tij, kërcënimet dhe presionet kanë qenë të vazhdueshme, duke përfshirë edhe figura të njohura të strukturave të sigurisë si Erzen Breçani dhe Agron Kuliçi.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë aktualisht nën hetim nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku ndaj tyre rëndojnë disa akuza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.