Befason Monika Kryemadhi: Selinën do e bëja direkt ministre!
Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Monika Kryemadhi, ka ndarë publikisht preferencën e saj për fituesin e këtij edicioni, duke theksuar se dëshiron që çmimin e fituesit do dëshironte që ta merrte Miri.
Në një intervistë për emisionin “Breaking”, Kryemadhi tregoi se qëndrimi i saj ndaj lojës së tij ka ndryshuar me kalimin e kohës, ndërsa fillimisht ka qenë kritike.
“Ka pasur momente që Mirit i kam rënë. Javët e para i thashë ‘ik nga krevati’. Më pas kur ata vendosën të dy bashkë për të ndejtur në krevat, u kuptua që ishte një strategji dhe Miri do luante lojën e tij”, u shpreh ajo.
Ajo u ndal edhe te një tjetër banore, Selin, për të cilën rezervoi vlerësime të veçanta, duke e cilësuar një figurë të fortë brenda lojës.
“Për fitoren kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Të isha në politikë atë zonjë do e bëja ministre direkte”, tha Kryemadhi.
Sipas saj, Selin ka treguar forcë dhe qëndrueshmëri përballë presioneve dhe situatave të vështira gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Në post-Big Brother mu duk shumë e vogël Selin. Ajo e ka përballuar gjithë ato sulme dhe luftë të jashtëzakonshme”, shtoi ajo.
Megjithatë, në fund, Kryemadhi e bëri të qartë preferencën e saj për fituesin:
“Patjetër që do doja ta fitonte Miri, por një fitues është. Mendoj se Miri e ka fituar BB në këndvështrimin e tij. Për Brikenën më erdhi keq që nuk ishte në finale”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



