E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, Arrestohen 2 shtetase kineze, për prostitucion
Lajme

Tiranë, Arrestohen 2 shtetase kineze, për prostitucion

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “Foleja 6”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy shtetase nga Kina, H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Myslym Shyri”.

Nga hetimet rezulton se aktiviteti zhvillohej në mënyrë të organizuar, ndërsa janë identifikuar edhe persona të tjerë që përfitonin nga kjo veprimtari. Për këtë arsye, ka nisur procedimi penal për tre shtetas të tjerë, të dyshuar si përfitues.

Gjatë operacionit janë sekuestruar shuma parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe dy telefona celularë.

Operacioni “Foleja 6” u zhvillua bazuar në informacione të siguruara nga strukturat policore, nën drejtimin e Prokuroria e Tiranës, ndërsa materialet procedurale i janë referuar kësaj të fundit për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.