E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korreshi thirrje Karakaçi: Merr dhe Ballukun dhe drejtoni shtyllat!
Lajme

Korreshi thirrje Karakaçi: Merr dhe Ballukun dhe drejtoni shtyllat!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka vijuar denoncimet publike për gjendjen e amortizuar të infrastrukturës energjetike në zonat rurale të Lushnjës. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale këtë të premte, ai ka sjellë në vëmendje një tjetër rast problematik, këtë herë në zonën e Çermë-Sektor.

Në pamjet e publikuara, shfaqen shtylla elektrike të dëmtuara rëndë, të cilat duken në prag rrëzimi, duke përbërë rrezik të mundshëm për banorët dhe rrjetin e furnizimit me energji. Korreshi ka zgjedhur ta shoqërojë këtë denoncim me një gjuhë ironike, duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohet infrastruktura nga institucionet përgjegjëse.

Në reagimin e tij, ai i drejtohet me tone sarkastike drejtuesve të sektorit energjetik, duke përmendur edhe zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. “Mirëmëngjes shoku Karakaç, merr dhe shoqen Balluku që t’i drejtoni pak shtyllat këtej, jo për gjë, por do bëhet merak Europa pse janë lënë gjysmë shtize”, shprehet deputeti në videon e tij.

Ky nuk është rasti i parë që Korreshi ngre shqetësime për gjendjen e rrjetit elektrik në zonat rurale, duke theksuar vazhdimisht nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe investime konkrete për të garantuar sigurinë dhe furnizimin normal me energji për banorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.