E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Enea Kakaraçi i mbante çantën Ballukut, sot është ministër”
Lajme

“Enea Kakaraçi i mbante çantën Ballukut, sot është ministër”

Shpërthen Saimir Korreshi: Të deleguarit e saj i bëri ministra

Deputeti Saimir Korreshi ka hedhur akuza lidhur me mënyrën e funksionimit të strukturave politike dhe emërimeve në administratë.

Korreshi deklaroi se tre persona që, sipas tij, kanë qenë të deleguar në Lushnje nga Belinda Balluku gjatë periudhës së fushatës elektorale, tashmë janë bërë ministra.

Gjatë intervistës, deputeti tha se pretendimet për rolin e tyre dhe mënyrën se si janë administruar emërimet i ka ngritur më herët publikisht. Ai përmendi konkretisht Enea Karakaçin, ministrin e Mbrojtjes dhe një tjetër zyrtar tjetër.

Korreshi tha gjithashtu se gjatë ditës së zgjedhjeve ka denoncuar raste kur, sipas tij, është kërcënuar me armë, ndërsa pretendoi se institucionet shtetërore nuk kanë ndërmarrë veprime.

“Unë e di se çfarë kam hequr. E di se si shpërndaheshin lejet e legalizimit, e di se si futeshin në punë te OSHEE. Për shembull, merr Karakaçin, zonën që mbulonte ai. Shiko emërimet që janë bërë në atë zonë në OSHEE, edhe më thuaj mua tani se si e fitoi zonën ai? Ja pra kështu, hajde të fus në punë ty 6 muaj, ty 1 vit, 10 emërime atje. Lekët nuk i kanë problem se OSHEE ju e dini. Më tha nuk i ke parë telat se nuk ke qenë në terren, e ja tregova telat”, tha Korreshi në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking me Fiori Dardha”.

Sipas deputetit, edhe ministrat e tjerë që kanë marrë përgjegjësi politike pas zgjedhjeve nuk kanë sjellë, sipas tij, financime apo investime për zonat ku kanë marrë votat.

“5-6 ministrat më të rëndësishëm të qeverisë nuk kanë sjellë asnjë lek për zonën që ata morën votat”, deklaroi Korreshi.

Debati për të deleguarit në Lushnje

Në vijim të bisedës, Fiori Dardha e pyeti Korreshin për deklaratat e tij rreth Belinda Ballukut dhe ndikimit të saj në emërimet politike.

Fiori Dardha: Të pyeta për zonjën Balluku, ju e njihni më mirë se deputetët e tjerë se keni qenë në fushatë, jeni në të njëjtën zonë, në të njëjtin qark elektoral. Thatë “që nuk më erdhi fare çudi që zonja Balluku sërish orientonte dhe vendoste se kush do jetë në punë”. E thoni se e keni denoncuar me dhjetëra herë, ku?

Saimir Korreshi: Enea Karakaçi ishte i deleguar në Lushnje, mbante një zonë. I mbante çantën Ballukut, sot është ministër. Nufi, Lufi, Tufi ishte i deleguar në Lushnje, e kishte nga mbrapa Balluku, sot është ministër i Mbrojtjes. Llampadari që ndërroi 7 Ministri ishte i deleguar në Lushnje. Seç kishte dhe dy të tjera që kishin shtëpi me qira, janë te deleguara të shefit të kuadrit po në Lushnje. Pa ato nuk bën dot asnjë asgjë. Dhe unë nuk i di? Po unë i kam denoncuar të tre. Po pse merrem me këto ministra? Se i kam pasur në kurriz gjithë fushatën. Këta nga të deleguar të saj në Lushnje u bënë ministra. Imponohet për të vënë këta rripat, po vihet Llampadari ministër? Atij nuk i punonte freksioni, nuk dinte të lidhte dy llafe. Ka më ministër rrip se sa hyri ai. Më vjen keq, Lufi, Raketa. Më vjen keq por do t’a them këtë llaf, prezervativ shumë përdorimësh janë. Të gjithë këta.

Deklaratat e deputetit janë pretendime të bëra prej tij gjatë intervistës dhe nuk përbëjnë, në vetvete, konstatim të një vendimi apo fakti të provuar nga një institucion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.