Denoncimi i Korreshit: Kafshëri, po helmohen njerëzit (VIDEO)
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale situatën e krijuar në zonën e Krutjes, ku mbetjet janë përfshirë nga flakët.
Në pamjet e publikuara prej tij shfaqet një grumbull mbetjesh që digjen në një zonë të hapur, ndërsa Korreshi shpreh shqetësimin për pasojat që, sipas tij, kjo situatë mund të ketë për banorët dhe mjedisin.
Deputeti demokrat e ka cilësuar situatën si një “katastrofë mjedisore”, duke kritikuar njëkohësisht edhe mënyrën se si po menaxhohen mbetjet dhe përgjegjësinë e strukturave vendore.
Në videon e publikuar dëgjohet Korreshi duke reaguar ashpër ndaj djegies së mbetjeve, ndërsa shprehet: “Po digjen helme o kafshë”.
Në vijim, deputeti shfaqet pranë zonës së mbetjeve dhe kërkon vëmendjen e Bashkisë për gjendjen e krijuar.
“Çfarë është kjo? Fusha e Plehrave në Krutje. Ditë e premte, ora 11:00; se do të bjerë shi dhe oburra ti vëmë zjarrin. Bashkia hajde me mua, shiko këtu. Mirë që po bie shi se u mbyt. Çfarë është kjo kafshëri. Është mbytur zona po helmohen njerëzit”, shprehet ai.
Denoncimi i Korreshit rikthen në vëmendje problemin e menaxhimit të mbetjeve dhe djegies së tyre në ambiente të hapura, ndërsa deputeti kërkon ndërhyrje për situatën në Krutje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



