E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mustafaj: Ja pse protesta e 27 janarit është e veçantë. Këto janë të metat e mëdha të Ramës Mustafaj: Ja pse protesta e 27 janarit është e veçantë. Këto janë të metat e mëdha të Ramës
Lajme

Mustafaj: Ja pse protesta e 27 janarit është e veçantë. Këto janë të metat e mëdha të Ramës Mustafaj: Ja pse protesta e 27 janarit është e veçantë. Këto janë të metat e mëdha të Ramës

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka bërë një analizë të detajuar të asaj se çfarë do të ndodhë në protestën opozitare të 27 janarit dhe ku qëndrojnë gabimet e Edi Ramës.

Gjatë intervistës në “Opinion” në News 24, Mustafaj theksoi se protesta e 27 janarit do të jetë e veçantë, pasi do të masë forcën e vërtetë opozitare. Ndërsa hodhi poshtë zërat se kjo protestë mund të pengojë në çeljen e negociatave me BE-në.

“Ka një refuzim të analizës së gjendjes nga ana e Ramës. Ai do të spekulojë me ndjeshmërinë që kanë protestat. Por a mundet që protestat të pengojnë çeljen e negociatave? Un po ju them nëse protestat do jenë në logjikën e demokracisë unë mendoj se nuk e pengojnë çeljen e negociatave. Këto protesta kanë një veçanti, pasi këtë herë kanë një pakënaqësi ndaj qeverisë. Pritet të matet forca e protestuesve të opozitës dhe forca e LSI në protestë, pasi nuk ka protestuar kurrë. Nuk besoj se ato që thotë Basha se pas kësaj proteste ne do çmontojmë qeverinë. Qeveria ka legjitimet të plotë. Protesta do ta thellojë ndjeshmërinë e opinionit publik për kanabisimin e vendit”- u shpreh Mustafaj.

Gjithashtu Mustafaj tha se kryeministri Edi Rama ka dy probleme të mëdha, pasi kërkon përqendrimin e problemeve të mëdha tek vetja dhe nuk i njeh problemet.

“Rama ka një përqendrim të madh të pushtetit tek vetja dhe kërkon mirënjohjen nga të tjerët. Ai ka dy probleme të mëdha. E para përqendrimin e problemeve të mëdha tek dora e tij. Aspekti i dytë është se ai nuk i njeh problemet. Qeveritarët tanë mendojnë se ata janë shpëtimtarët e situatës dhe sipas tyre mbreti u qan hallin çdo subjekti të vet”- tha Mustafaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.