Dyshime për pastrim parash, dërgohen në gjyq katër persona
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër shtetas, të akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim.
Në bankën e të akuzuarve do të ulen Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gëzim Guraj dhe Vladimir Jacaj, të cilët akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” me pasoja të rënda, sipas nenit 287/3 të Kodit Penal.
Sipas hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 1280 të vitit 2021, rezulton se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer një sërë veprimesh fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të të ardhurave.
Konkretisht, ata dyshohet se kanë realizuar kontrata të ndryshme, përfshirë shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje, si dhe veprime bankare të simuluara, për të pastruar një shumë prej rreth 500 mijë eurosh.
Kjo shumë është identifikuar dhe sekuestruar nga organi i akuzës, ndërsa çështja tashmë i kalon për shqyrtim gjykatës kompetente në Shkodër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



