Robert Berisha rrëfen prapaskenat e konfliktit me Tunën
“Nuk ia fal kurrë”
Këngëtari Robert Berisha ka rikthyer në vëmendje raportin e tij të tensionuar me ish-kunatën, Tuna Sejdiu, duke theksuar se marrëdhënia mes tyre është mbyllur përfundimisht.
Në një intervistë televizive, artisti u shpreh se nuk sheh asnjë mundësi pajtimi, ndërsa kujtoi se përplasjet mes tyre kanë nisur që në kohën kur Tuna ishte në një lidhje me vëllain e tij, Patris Berisha.
Roberti e lidhi konfliktin me sjelljen e këngëtares ndaj nënës së tyre, e cila në atë periudhë vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai u shpreh hapur se nuk kishte dashur të kishte marrëdhënie me të, për shkak të mënyrës se si, sipas tij, ajo ishte sjellë në atë kohë.
“Unë edhe kur kanë qenë bashkë ata e kam vendosur atë punë. Nuk kam dashur marrëdhënie fare… me nënën time që e kam pasur me kancer edhe sjelljet e saj nuk kanë qenë të mira”, u shpreh ai, duke shtuar se këtë qëndrim e ka mbajtur ndër vite.
Megjithatë, pavarësisht deklaratave të forta, Berisha u tregua i rezervuar në ton, duke i uruar ish-kunatës dhe fëmijëve të saj shëndet dhe sukses në jetë.
“Vetëm i dëshiroj suksese, jetë të gjatë… nuk kisha dashur kurrë të dëgjoj diçka të keqe për të”, tha ai.
Kujtojmë se Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë ndarë prej vitesh, ndërsa nga lidhja e tyre kanë dy fëmijë. Ndërkohë, Robert Berisha vijon aktivitetin muzikor dhe jetën personale larg polemikave të dikurshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



