Gripin toksik /Vdes në spitalin e Durrësit vajza 7-vjeçare
Nuk u zgjua dot nga koma vajza 7-vjecare, e shtruar dje ne urgjencën pediatrike të spitalit të Durrësit me shenja gripi. Ajo ka ndërruar jetë edhe pas ndihmes qe iu dha nga bluzat e bardha, te cilat thone se gjendja ishte shume kritike.
Mesohet se vajza 7-vjeçarja, ishte nxënëse e klasës së dytë. Ajo u soll pasditen e djeshme ne pediatrine e Spitalit, ne gjendje kritike.
Nga ekzaminimi i pare mjeket konstatuan se ajo kishte shenja te agravuara gripale. Sipas mjekeve te ketij reparti, vajza u paraqit ne gjendje te rende ne spital me temperature shume te ulet. Sipas tyre, vajza vuante nga “Gripi toksik”, si forma me agresive e virusit te gripit.
Pritet që ekipi mjekësor të mblidhet dhe të analizojë gjithë rastin dhe zbardhjen e arsyeve që çuan në vdekjen e vogëlushes 7 vjeçe nga Durrësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



