Zhaku rrëfehet si kurrë më parë: Jam drejt divorcit, martesa ishte një gabim
Inida Gjata, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP, ku që në ditët e para ka tërhequr vëmendjen me natyrën e saj spontane.
Gjatë një bisede në oborrin e fermës me banoret Moza dhe Kostana, Zhaku ndau një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale dhe krizën në martesë.
Ajo tregoi se, pas 15 vitesh bashkëjetese, është në prag divorci, duke theksuar se marrëdhënia me partnerin nuk funksionon më dhe se ndihet më e qetë vetëm.
“Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq. Ç’e dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim, jam veshur me të zeza atë ditë”, u shpreh ajo.
Në vijim, Zhaku foli edhe për djalin e saj 4-vjeçar, duke zbuluar se ai është në spektrin e Autizëm. Ajo theksoi se, pavarësisht sfidave, ai ka bërë përparime të dukshme dhe shfaq aftësi të veçanta.
“15 vjet kanë qenë të larmishme. Djalin e kam 4 vjeç, është autik. Ka bërë shumë përparime. Tani ka filluar flet nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip e anglisht. Çuni ka inteligjencë emocionale dhe kur kemi pasur një problem në shtëpi, mënyra se si më shikonte dhe më prekte faqet, se nuk flet dot, ishte në një mënyrë tjetër”, rrëfeu ajo.
Rrëfimi i saj ka prekur publikun, duke sjellë në vëmendje jo vetëm sfidat personale, por edhe forcën për të përballuar ndryshime të mëdha në jetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



