E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, paraqitet në GJKKO
Lajme

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, paraqitet në GJKKO

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme pasi ndaj tij është ngritur akuza për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, një vepër penale që lidhet drejtpërdrejt me ndikimin e paligjshëm në procesin elektoral.

Dosja është dërguar për shqyrtim gjyqësor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila ka përmbyllur hetimet për procedimin penal të vitit 2025. Sipas organit të akuzës, Shkreli dyshohet se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka ofruar dhe premtuar përfitime materiale në këmbim të votës, në mbështetje të Partisë Socialdemokrate.

Hetimet kanë nxjerrë në pah se aktiviteti i tij është përqendruar veçanërisht në zonën e Stajkës, ku ai dyshohet se ka shfrytëzuar problematikat e banorëve për furnizimin me energji elektrike. Sipas SPAK, ndërhyrjet në infrastrukturë janë realizuar në kulmin e fushatës elektorale dhe janë shoqëruar me kërkesa të drejtpërdrejta për mbështetje elektorale.

Prokuroria thekson se provat janë siguruar përmes teknikave të avancuara hetimore, përfshirë përgjime telefonike dhe vëzhgime në terren, të cilat kanë ndihmuar në dokumentimin e dyshimeve për shkelje ligjore.

Në vijim të hetimeve, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, me urdhër të SPAK-ut është sekuestruar edhe telefoni celular i kryebashkiakut, si një element i rëndësishëm për zbardhjen e plotë të çështjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.