Soni Malaj bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP për Flori Mumajesin
Këngëtarja Soni Malaj ka ndarë për herë të parë publikisht detaje nga marrëdhënia e saj e kaluar me artistin e njohur Flori Mumajesi, gjatë një bisede në “Ferma VIP”. Ajo tregoi se lidhja mes tyre ka qenë serioze dhe ka zgjatur për rreth dy vite e gjysmë.
Rrëfimi erdhi në mënyrë spontane, teksa në fermë po luhej një nga këngët e Florit. Pyetjet e Moza Ahmetit e çuan bisedën drejt një zbulimi që surprizoi të pranishmit, ku Soni konfirmoi se ata kanë qenë edhe të fejuar.
Me tone humori dhe nostalgjie, këngëtarja u shpreh se historia mes tyre i përket së kaluarës dhe tashmë secili ka rrugën e vet.
Pjesë nga biseda në “Ferma VIP”:
Moza Ahmeti: Po kjo kënga e kujt është?
Soni Malaj: E Florit.
Moza Ahmeti: Ah ndaj është si anemike.
Soni Malaj: Mos ma shaj Florin!
Moza Ahmeti: Jo jo, por ka bërë shumë këngë ndaj. Pse e personalizove ti? Ke ndonjë afeksion?
Soni Malaj: Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.
Moza Ahmeti: Beqar është tani apo i lidhur?
Soni Malaj: Ai në punë të vetë tani, unë në timen.
Moza Ahmeti: Po rishikojeni.
Soni Malaj: Jo jo.
Moza Ahmeti: E di çfarë i kam punuar njëherë Florit. Kishte kaluar kohë pa u parë. I binte një makinë borisë, kthej kokën unë e njoha, por bëra sikur se njoha. Ishte shëndoshur shumë.
Soni Malaj: I shkon shëndeti.
Moza Ahmeti: Edhe thashë do i bëjë lojë këtij. Jam filani më tha. Jo i thashë unë çne. Ti je i shëndoshë. Ik i thashë, unë s’të njohë fare. Ah ça ka për të më bërë ai mua.
Përveç kujtimeve nga e kaluara, Soni Malaj bëri edhe një kërkesë plot humor nga ambientet e fermës, duke iu drejtuar ish-partnerit të saj.
“Njëherë, kur po ia vendosnin shumë këngët, thashë mos po na vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu? Moza, thuaju të më sjellin një dron, të lutem”, tha Soni Malaj ndër të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



