A ka konflikt me Sonin? Shoqja e Jonidës zbulon të vërtetën
Hyrja e dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, në spektaklin “Ferma VIP 3” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke sjellë interes të madh për dinamikat mes tyre.
Ditët e fundit në rrjet dhe media kanë qarkulluar aludime për një raport të tensionuar mes dy artisteve, duke nxitur diskutime të shumta. Megjithatë, një reagim i fundit duket se i hedh poshtë këto zëra.
E ftuar në emisionin “LIVING DAY”, shoqja e ngushtë e Jonidës prej vitesh, Klodiana Ismailaj, ka sqaruar situatën, duke theksuar se nuk ka dijeni për asnjë konflikt mes saj dhe Soni Malajt. Sipas saj, nëse do të kishte pasur një përplasje të tillë, ajo do të ishte në dijeni, duke qenë raporti i tyre i afërt prej 9 vitesh.
Në të njëjtin diskutim, gazetari Meridian Ramçaj theksoi se debatet mes artistëve janë të zakonshme, por shpesh herë ato amplifikohen më shumë seç duhet nga mediat, duke krijuar perceptime të ekzagjeruara tek publiku.
Pavarësisht spekulimeve, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen marrëdhëniet mes dy këngëtareve brenda fermës, ndërsa publiku vijon të ndjekë me interes çdo detaj nga ky format.
Pjesë nga biseda:
Brunilda Lahe: A është e vërtetë se ka një konflikt mes saj edhe Sonit, është komentuar shumë gjatë këtyre ditëve?
Klodiana Ismailaj: Unë duhet ta kisha ditur. Unë jam 9 vite shoqja e Jonidës dhe këtë gjë nuk ma ka thënë që ka pasur një konflikt.
Meridian Ramçaj: Bruna, po më thuaj një artist që nuk ka pasur një debat apo një konflikt me një koleg, të cilin mediat më pas e kanë hiperbolizuar. Pjesa më e madhe aty kanë pasur pakënaqësira kur kanë qenë jashtë.
Klodiana Ismailaj: Do ta shohim, mbetet për t’u parë.
Meridian Ramçaj: Për atë punë janë.
Klodiana Ismailaj: Por unë, si e sinqertë që jam, nuk e di të ketë pasur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



