E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A është Flori Mumajesi shkaku i krisjes mes Soni Malajt dhe Jonida Maliqit?
Lajme

A është Flori Mumajesi shkaku i krisjes mes Soni Malajt dhe Jonida Maliqit?

Raporti mes dy këngëtareve të njohura shqiptare, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes së tyre në spektaklin “Ferma VIP 3”.

Prej kohësh, në media dhe rrjete sociale është përfolur për një ftohje në marrëdhënien mes dy artisteve, megjithatë asnjëra nuk ka zgjedhur të japë një reagim publik për këto zëra. Heshtja e tyre ka bërë që spekulimet të shtohen edhe më shumë.

Një nga arsyet që shpesh përmendet lidhet me këngëtarin Flori Mumajesi. Të dyja artistet kanë pasur në periudha të ndryshme lidhje me të, duke ushqyer aludimet për një raport jo të afërt mes tyre.

Soni Malaj ka pasur një histori më të gjatë dhe më të konsoliduar me Mumajesin, ndërsa edhe Jonida Maliqi është përfolur për një romancë me artistin. Madje, dyshja u fotografua së bashku në Paris në atë kohë, por lidhja e tyre përfundoi pa shumë zhurmë.

Tashmë, bashkëjetesa e tyre në të njëjtin format televiziv ka rikthyer interesin e publikut për dinamikën mes tyre, duke shtuar kuriozitetin për mënyrën si do të zhvillohet raporti brenda fermës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.