E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Bert Sallaku futet në territorin e shkollës së qenëve
Denoncime

Denoncimi: Bert Sallaku futet në territorin e shkollës së qenëve

Prish murin rrethues dhe rrethon pronën e policisë

Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë tone nga zona pranë Shkollës së Qenve në Tufinë, ku qytetarët akuzojnë për uzurpim të pronës shtetërore dhe heshtje totale të institucioneve.

Sipas denoncimit, një biznes që më parë ka qenë në pronësi të Kujtim Qefalisë dhe më pas është shitur te biznesmeni nga Vora, Bert Sallaku, i cili merret me tregtinë e verës, dyshohet se ka hyrë në territorin e Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë së Shtetit duke marrë një pjesë të tokës që sipas qytetarëve i përket shkollës së policisë.

Denoncuesi pretendon se muri rrethues i institucionit është prishur gjatë natës me punëtorë, ndërsa më pas është vendosur rrjetë jeshile dhe gardh i ri për të rrethuar sipërfaqen e pretenduar. Sipas tij, territori i uzurpuar është pronë shtetërore dhe pjesë e institutit të trajnimit të qenve të policisë.

“Ka prishur murin rrethues të shkollës dhe ka vendosur gardh e rrjeta sikur prona të ishte private. Policia e Komisariatit nr.4 nuk ka marrë asnjë masë,” thuhet në denoncim.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse për të verifikuar kufijtë e pronës shtetërore dhe ligjshmërinë e veprimeve të kryera në zonë, ndërsa shtrojnë pyetjen se si mund të preket prona e Policisë së Shtetit pa asnjë reagim nga autoritetet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.