E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjergj Luca sulmon dy media me fyerje banale, i quan ‘Port-hale’!
Flash

Gjergj Luca sulmon dy media me fyerje banale, i quan ‘Port-hale’!

Gjuha e urrejtjes dhe degradimi i komunikimit publik: Kur biznesi zëvendëson argumentin me fyerjen

Në një mjedis mediatik gjithnjë e më të polarizuar, kufiri mes lirisë së shprehjes dhe sulmit banal po fshihet çdo ditë e më shumë. Rasti i fundit i sipërmarrësit Gjergj Luca dëshmon për një përshkallëzim të rrezikshëm të gjuhës publike. Përdorimi i epiteteve denigruese dhe fjalorit me natyrë fiziologjike për të adresuar kritikat apo raportimet e mediave, jo vetëm që nuk i shërben të vërtetës, por ul nivelin e debatit në një pikë ku etika pushon së ekzistuari. Kur sulmi personal dhe fyerja përdoren si mjet për të “asgjësuar” kundërshtarin, dëmi nuk u mbetet vetëm portaleve të shënjestruara, por goditet i gjithë standardi i komunikimit në shoqërinë tonë.

Më poshtë vijon reagimi i plotë i z. Luca:

Gjergj Luca sulmon dy portalet me fyerje banale, i quan ‘Port-hale’!

Nëqoftëse qeveria e atij të gjatit i quan “kazanë”, qeveria ime sot vendosi në unanimitet të plotë që port-halet shpifëse dhe gjobëvënëse të lartësohen për kontributet e tyre në dyert e nevojtoreve:

Haleja për femra-Jeta osh qejf

Haleja për meshkuj-Pamfleti

Ju uroj jashtëqitje të mbarë e të rehatshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.