Shkëputet suvatimi nga fasada e pallatit në Durrës dhe bie në rrugë
Një incident është shënuar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Durrësit, pranë zonës së Stacionit të Trenit, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati të amortizuar dhe ka rënë në rrugë.
Si pasojë, është dëmtuar një automjet i parkuar pranë godinës, ndërsa më pas mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur rrezikun ndaj kalimtarëve dhe mjeteve që qarkullojnë në atë zonë.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikime të detajuara mbi gjendjen teknike të pallatit, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



