Artan Hoxha rrëfen ‘marifetin’: Ja si futen “eskortat” nëpër burgje
“Si infermiere për të matur tensionin”
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbi fenomenin e “eskortave” që realizojnë takime speciale me persona të dënuar, duke theksuar se kjo temë ka marrë vëmendje të madhe për shkak të emrave që përfliten dhe natyrës së saj sensitive.
Sipas Hoxhës, thelbi i problemit qëndron te mënyra se si justifikohen hyrjet në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ai nënvizon se në disa raste përdoren dokumente të falsifikuara apo prezantime të rreme, ku individët paraqiten si familjarë, infermierë apo në role të tjera për të mundësuar hyrjen.
“Në vetvete ajo është një lloj lajmi që merr shumë vëmendje, për shkak edhe të emrave që përfliten. Ajo është një marrëdhënie që kryhet midis dy palëve. Nuk është e ligjshme që dikush të futet aty në burg, por nuk të fusin dot me zor. (Eskorta) që shkon atje brenda, ka rënë dakord që të shkojë. Ka rënë dakord për miqësi, për shoqëri, për pagesë, kjo është tjetër punë, kryesisht në rastet më të mëdha me pagesë. Dhe këtë gjë ata e rregullojnë duke falsifikuar dokumentacionin. E bëjnë ose si të afërm, sepse ligji e ka përcaktuar qartë: ti do të takosh familjarët që i ke të tutë. Unë kam thënë herë të tjera që aty janë futur edhe si psikologe! Tani, forma se si ata e fusin… ata zgjedhin çfarë të duan. Nëse drejtori i burgut ka ‘bon sens’ (mirëkuptim), ajo është thjesht çështje etikete. Po ai mund të thotë: ‘Do çojmë një infermiere t’i masi tensionin se ka luhatje tensioni’. Ne kemi pasur punonjëse që ishin brenda aty që ngelën shtatzënë në burg, se s’përdorin as mjetet mbrojtëse. Tani, a ka shkelje? Po, ka shkelje të rregullores. Ata edhe në qeli, njëri ha krudo e tjetri ha ushqim burgu. Pra nuk janë njësoj. Mes të barabartëve ka ca që janë më të barabartë. Pra, në qoftë se ti e lejon njërin… pamë palestrat atje, pra pamë burgun e Peqinit deri ku dhe kazanë rakie, janë kapur atje brenda. U vra (një i dënuar) me burgim të përjetshëm atje, në vendin që supozohej që ishte më i sigurti”, tha Hoxha në Euronews Albania.
Deklaratat e tij hedhin dritë mbi një problematikë të thellë në sistemin penitenciar, ku sipas tij, përtej shkeljeve të rregullores, krijohen standarde të dyfishta dhe lehtësira të pabarabarta për të dënuarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



