E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Kapet me dy mina me celular në makinë, prangoset vlonjati. Ja emri
Lajme

Foto/ Kapet me dy mina me celular në makinë, prangoset vlonjati. Ja emri

Një i ri është vënë në pranga në Vlorë, pasi në makinën e tij i janë gjetur dy mina te lidhura me celularë.

Sektori për Krimet e Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Vlorës kanë finalizuar operacionin ‘Packages’, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë Roberto Hodaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

U krye arrestimi i këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në mjetin tip ”Benz ML”, që përdorej prej tij i janë gjetur dy mina me celularë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.

Prej Policisë dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.