Zhduket 34-vjeçari në mes të Tiranë, familja apel për ndihmë
Një 34-vjeçar është raportuar i zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët e tij kanë humbur çdo kontakt dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.
Bëhet fjalë për Eglant Koçi, i lindur më 17 shtator 1991, i cili rezulton i zhdukur prej disa orësh pa lënë asnjë gjurmë komunikimi me të afërmit e tij. Zhdukja e tij ka ngritur shqetësim të madh në familje, e cila apelon për bashkëpunim nga publiku.
Sipas informacioneve të disponueshme, Koçi është parë për herë të fundit rreth orës 11:20 në zonën e ish-sheshit “Wilson” në kryeqytet. Ai dyshohet se po lëvizte me një automjet me targa CT969 në momentin e fundit kur është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Familjarët bëjnë thirrje që çdo person që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit: 068 506 1619.
Autoritetet pritet të përfshihen në kërkimet për zbardhjen e rastit, ndërsa çdo informacion mund të jetë vendimtar për gjetjen e 34-vjeçarit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



