E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: LVV-ja e vetmja në rënie
Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: LVV-ja e vetmja në rënie

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë po shkon drejt fundit. Nga përpunimi i 90.47% të vendvotimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend, por është e vetmja që ka pësuar rënie në përqindje krahasuar me zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit.
Këto zgjedhje u karakterizuan nga një rënie e përgjithshme e daljes së votuesve në nivel vendi, një tregues ky i lodhjes së mundshme të elektoratit me proceset e shpeshta zgjedhore brenda një kohe të shkurtër.
Rezultatet aktuale sipas partive (në 90.47% të votave):
Lëvizja Vetëvendosje (LVV): Kryeson garën me 43.71% të votave (mbi 273 mijë vota). Megjithatë, LVV-ja shënon rezultatin më të dobët në përqindje në krahasim me zgjedhjet e dhjetorit të kaluar.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Rrenditet e dyta me 21.58% të votave, duke grumbulluar rreth 135 mijë vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Ruan pozicionin e tretë me 17.99% të votave, apo rreth 113 mijë vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): Ka siguruar deri tani 7.28% të votave, që përkthehet në rreth 46 mijë vota.
Nga katër partitë kryesore në vend, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja që ka regjistruar trend rënës në këtë proces, teksa partitë e tjera të opozitës kanë shënuar stabilitet ose rritje të lehtë në përqindje brenda trupit të votuesve që kanë dalë në zgjedhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të përmbyllë së shpejti numërimin e plotë të vendvotimeve të rregullta, për t’i hapur rrugë numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora, përpara shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.