E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllet përfundimisht numërimi i votave në Kosovë
Bota

Mbyllet përfundimisht numërimi i votave në Kosovë

LVV 51.1%, PDK 20.2%, LDK rënie me 5%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor.

Sipas KQZ-së, institucioni është i gatshëm të shpallë rezultatet përfundimtare, nëse brenda afatit ligjor nuk paraqiten ankesa. Në një njoftim zyrtar, KQZ sqaron se palët politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 48 orëve nga momenti i ndodhjes së shkeljes së supozuar, në lidhje me administrimin e procesit të numërimit në Qendrat e Numërimit Rajonal.

Deri në këtë fazë, në PZAP është regjistruar vetëm një ankesë. Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar anulimin e mbi 20 mijë votave të ardhura me postë, duke pretenduar se ato janë pranuar jashtë afatit të përcaktuar ligjor.

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me 51,11 për qind të votave, duke siguruar 57 mandate në Kuvendin e Kosovës. PDK renditet e dyta me 20,19 për qind të votave dhe 22 ulëse, ndërsa LDK ka marrë 13,23 për qind, që përkthehet në 15 mandate. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 5,50 për qind të votave ose 6 vende në parlament.

Ndërkohë, 10 mandate janë të rezervuara për komunitetin serb, nga të cilat 9 i ka fituar Lista Serbe dhe një mandat i ka takuar Nenad Rashiqit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.