E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i Policisë së Tiranës zbardh detaje nga vrasja në Paskuqan
Lajme

Drejtori i Policisë së Tiranës zbardh detaje nga vrasja në Paskuqan

Oliger Torba: Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Kamzës, në Tiranë, ku një person ka mbetur viktimë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Ardian Baloshi, rreth 27 vjeç, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Sadik Llanaj, rreth 39 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me automjet dhe konsiderohet i armatosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë, në afërsi të një kalçetoje, ndërsa rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta. I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës nga kalimtarë të rastit, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Për shkak të rrezikshmërisë së autorit, në operacion për kapjen e tij janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet intensive në terren.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka sqaruar rrethanat paraprake të ngjarjes së ndodhur. Torba u shpreh se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital ku është dërguar nga kalimtarë të rastit.

Autori është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. Ngjarja ka ndodhur në rrugë pranë një kalçetoje.

“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenja jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Torba.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.