Skandal në UNUM Festival, pamje tronditëse nga Shëngjini (Video)
Vajza kryen veprime të turpshme në prani të pjesëmarrësve
Festivali i përvitshëm UNUM, që zhvillohet në Shëngjin të Lezhës, është përfshirë nga një incident i rëndë që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, një vajzë e re është shfaqur në një gjendje të rënduar psikofizike pranë zonës së DJ-së, duke kryer veprime të papërshtatshme në sy të dhjetëra pjesëmarrësve. Ngjarja ka ndodhur në ambient të hapur dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.
Në video shihet se vajza qëndron e shtrirë mbi një tavolinë pranë skenës, ndërsa vijon sjelljen e saj pa reaguar ndaj situatës përreth. Dyshohet se ajo mund të ketë qenë nën ndikimin e substancave stimuluese.
Situata është ndërprerë vetëm pas ndërhyrjes së stafit të sigurisë, i cili ka bërë të mundur largimin e saj nga zona e festivalit.
UNUM Festival është përfolur edhe më herët për problematika të lidhura me kontrollin e aktiviteteve dhe dyshimet për përdorim të substancave të ndaluara, çështje që vijojnë të ngjallin debat mbi standardet e sigurisë dhe monitorimit në evente të tilla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



