E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
16 fëmijë të prekur nga fruthi, shumica nën moshën 1-vjeç
Lajme

16 fëmijë të prekur nga fruthi, shumica nën moshën 1-vjeç

Ka shkuar në 16 numri i te prekurve me fruth, ndërsa 2 raste te tjera janë të dyshuar.  Sipas mjekëve të gjithë fëmijët e sëmurë kanë qenë të pavaksinuar dhe pjesa më e madhe nën moshën 1 vjeç. Të gjtihë këta fëmijë ende nuk janë në moshën për të bërë vaksinën kundërfruthit.

Sipas “Vizion Plus”  rasti i parë  me fruth ka ardhur nga një fëmijë që prindërit e besimit mysliman ia kanë refuzuar të gjitha vaksinat.

Dyshohet se ai është prekur ne Kosove. Fillimisht ka infektuar vëllain e pas shtrimit ne spital edhe nje pjese te foshnjave qe paraqiteshin ne pediatri për vizite.  Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive ne ISHP Silva Bino u bën apel prindërve të kryejnë menjehere injeksionin kundër fruthit. Ndërsa po shihet mundësia për kryerjen e vaksinës para se fëmija të mbushë 1 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.