🚨 NJOFTIM URGJENT: Ka humbur një mesoburrë…
pak tullac, me profesion President. E ka emrin Barom!
Baromit i kanë marrë telefonin dhe një truprojë ia ka vënë në opsionin “Ballon Mode”.
Karakteristikat e personit të humbur:
Shenjat dalluese: Nuk flet, vetëm qesh çdo 10 minuta.
Kujdes: E pi kafen pa sheqer… sepse i Madhi ia ka mbushur mendjen top që është i ëmbël vetë dhe nuk ka nevojë për sheqer.
Aksesoret: Mban dy ose tre dekorata për kamarierët e lokalit të Dashnor Sulës në Peqin, pas ëmbëlsirës dhe një e ka për AVUKATIN e Popullit të ‘Shkumbini Channel’ Shabonin.
Presidenti Baromi është produkti i ëndrrave të vitit 2008 – një model që nuk i prish punë askujt. Ai ka shpikur një dimension të ri politik: ekziston fizikisht, por mungon klinikisht.
Nuk po i kërkojmë të zgjidhë krizën, por thjesht të na kujtojë që zyra nuk ka mbetur bosh për shkak të pushimeve vjetore. Kushdo që e gjen, t’i ofrojë një kafe (pa sheqer) dhe t’i tregojë rrugën për te sheshi i protestës, sa për të bërë një (resëm) për kujtim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



