E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i fortë: Edi Rama po merret me azilin e Belinda Ballukut
Lajme

Denoncimi i fortë: Edi Rama po merret me azilin e Belinda Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në deklaratën e tij, Berisha pretendon se Rama po punon për t’i siguruar azil politik Ballukut, e cila sipas tij është nën hetim nga SPAK për korrupsion. Ai shtoi gjithashtu se kryeministri po mendon edhe për largimin e vet nga vendi.

“Së pari ai është marrë me azilin e Lubi Ballukut, kjo është e vërteta.
E vërteta tjetër është se dosjet e rënda të shqyrtuara trehgojnë se Balluku dhe Rama janë bashkëdrejtues të një organiztate të strukturuar kriminale.
Rama po mendon të largohet, po e ndjek dhe opozita është e gatshme dhe u bën thirrje vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje të refuzojnë kërkesat e çdo politikani, por sidomos Ramës dhe ministrave të tij”, deklaroi Berisha.

Deklaratat e liderit të opozitës vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa hetimet e SPAK dhe akuzat për korrupsion mbeten në fokus të debatit publik. Nga ana tjetër, nuk ka ende një reagim zyrtar nga qeveria lidhur me këto pretendime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.