Sheshi plot! Mbahet sot protesta e 29-të kundër qeverisë
Në Tiranë pritet të zhvillohet sot protesta e 29-të radhazi kundër qeverisë, një mobilizim që synon të mbledhë qytetarë nga i gjithë vendi, si dhe shqiptarë të diasporës. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke e cilësuar këtë tubim si një moment të rëndësishëm në vijimin e reagimit qytetar.
Sipas planifikimit, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”. Më pas, pjesëmarrësit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të qëndrojnë për të artikuluar publikisht kërkesat e tyre.
Në thelb të protestës mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë theksuar se aksioni qytetar nuk do të ndalet, duke paralajmëruar vijimin e protestave deri në realizimin e kësaj kërkese. Ata u bëjnë apel qytetarëve që të bashkohen në mënyrë masive, për të forcuar presionin publik dhe për të përcjellë një mesazh të qartë ndaj institucioneve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



