E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pronarët e një dyqani marrin peng 41-vjeçaren te ish-Dogana
Lajme

Pronarët e një dyqani marrin peng 41-vjeçaren te ish-Dogana

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Ish-Doganës në Tiranë, ku dy pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh janë vënë në pranga nga Policia, pas një konflikti me një kliente.

Sipas informacionit zyrtar, të arrestuarit janë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe. Ata dyshohet se, gjatë një përplasjeje për motive të dobëta, kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht klienten, si dhe e kanë mbajtur atë kundër vullnetit të saj brenda ambienteve të biznesit.

Ngjarja ka marrë përmasa më të rënda gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, pasi të dyshuarit kanë kundërshtuar efektivët e policisë. Sipas të dhënave, njëra prej tyre, shtetasja E. H., dyshohet se ka goditur një punonjës policie gjatë kryerjes së detyrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Pas ndërhyrjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy pronarëve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për vijimin e hetimeve.

Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.