E martë, 3 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më erdhi dosja e vetingut”, rrëfimi befasues i Drini Zeqos
Lajme

“Më erdhi dosja e vetingut”, rrëfimi befasues i Drini Zeqos

Gazetari Drini Zeqo ka ndarë një histori të rrallë dhe mjaft interesante gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana”, duke zbuluar një episod që e ka surprizuar jo pak.

Teksa foli për origjinën e emrit të tij, Zeqo tregoi se ai i është vendosur nga gjyshi nga ana e babait, duke theksuar se në familjen e tij mbizotërojnë emrat tradicionalë shqiptarë.

“Sa qejf që më pyet për këtë gjë, sepse më pyesin për emrin por nuk më pyet askush se kush ma ka vendosur. Ma ka vendosur gjyshi nga babai. Nuk ka lidhje me prejardhjen tonë, sepse ne jemi me origjinë nga Korça. Atij thjesht i pëlqente si emër. Të gjithë në familje kemi emra shqiptarë, motra quhet Bora, babai Ilir dhe nëna Irena”, u shpreh ai.

Më tej, gazetari ndau edhe reflektimin e tij mbi ndikimin që emri mund të ketë në identitetin dhe formimin e personalitetit të një individi.

“Unë mendoj që emri na identifikon. Me kalimin e viteve, ndërsa formohet personaliteti ynë, emra të caktuar ndikojnë në këtë proces. Për shembull, njerëzit që quhen Guxim janë guximtarë, ndërsa emrat e maleve apo lumenjve bartin një forcë të veçantë. Kur shkoj te lumi Drin, është një ndjesi shumë e bukur”, tha gazetari.

Megjithatë, momenti më i veçantë i intervistës ishte rrëfimi për një ngatërresë të pazakontë me një prokuror që mban të njëjtin emër dhe mbiemër si ai.

“Ka një prokuror që quhet Drini Zeqo. Kur ai po kalonte procesin e vetingut, një ditë dosja e tij voluminoze erdhi në redaksinë e Klanit, ku punoja unë. Të gjithë filluan të më uronin dhe më pyesnin çfarë po bëja me letrat për prokuror. U thashë që nuk ishte dosja ime dhe se posta kishte ngatërruar adresë. Më pas ia dërguan Drinit tjetër”, rrëfeu ai.

Gazetari tregoi se situata mori përmasa edhe më interesante pas publikimit të emrit të prokurorit në përfundim të procesit të vetingut, kur shumë persona e ngatërruan me të.

“Perla ishte kur filluan të më afroheshin njerëz që donin të më takonin. Nuk e kam takuar ndonjëherë Drinin tjetër, por nëse e dëgjon këtë intervistë, do t’i thosha se do ta pinim me shumë kënaqësi një kafe bashkë”, përfundoi ai me humor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.