Studentë, shpëtoni Shqipërinë nga lufta e klasave!
Publikuar nga Ergis Noka
…Keni Zot apo nuk keni…? Na mbytët me Erionin, me Ramën, çfarë i tha e çfarë nuk i tha. Një kohë e djegur shkërdhatash, ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Një luftë e ashpër klasash, shtresash dhe grupesh interesi, aq sa, triumfues mbi fytet tuaja, ca hallabakë studiosh bëjnë vetëm moral.
Shqipëria sot duhet të fliste për ekonomi kombëtare, shërbim urbanistik kombëtar, unifikim po kombëtar etj., se na plasi shpirtin terminologjia me shqiptarë e kosovarë. Na plasi shpirtin morali dhe propaganda. Është tjetër gjë demokracia, ore, komplet tjetër.
Ndaj ju, studentë, mos bini pre e luftës së ashpër të klasave. Vendi ka nevojë për një gjeneratë të re, totalisht të re. Boll më me këtë establishment që e sheh popullin si grigjë fetare, që nuk e hap kurrë krahun duke na kujtuar votën, besimin, anëtarësinë apo shqiptarët.
Shqipëria sot, e gjitha, u ngjan viteve të gjyqeve publike, dhe pushteti këtë dëshiron. U shqyen studiot: Erioni, Rama…, plasi lufta etj.! Shpëtoni Shqipërinë bash nga kjo demagogji e luftë klasash. Nuk është kështu demokracia, është shumë ndryshe: përgjegjësi, shifra, balancë, kufizim mandatesh, prag elektoral, primare.
Është çmenduri kolektive e qëllimshme të merresh me luftën e klasave mes Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes, Beqir Ballukut, Mehmet Shehut, Hazbiut etj.
Studentë, shpëtoni Shqipërinë! Janë kohë të mëdha, dhe lum ju që po i jetoni. Shpëtoni të ardhmen tuaj. Zoti ju bekoftë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



