E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe ofendon studenten e Gazetarisë, reagimi i saj “i vë flakën” rrjetit
Lajme

Erion Braçe ofendon studenten e Gazetarisë, reagimi i saj “i vë flakën” rrjetit

Protesta e zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe incidente, pasi një grup aktivistësh hodhën vezë në drejtim të deputetëve. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili deklaroi se ligjvënësit janë vënë në rrezik nga veprimet e protestuesve.

Deklaratat e tij kanë nxitur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe aktivistë kanë shprehur kritika të forta. Në këtë klimë të tensionuar, situata ka kaluar në një përplasje direkte mes deputetit dhe një aktivisteje.

Braçe i ka dërguar një mesazh privat aktivistes dhe studentes së Gazetarisë, Irini Myftaraj, duke përdorur gjuhë fyese. Mesazhi i publikuar nga vetë aktivistja përmban një ofendim të drejtpërdrejtë, çka ka shtuar edhe më shumë reagimet në opinionin publik.

Nga ana tjetër, Myftaraj ka zgjedhur të reagojë publikisht përmes një postimi në Instagram, ku jo vetëm që ka ndarë mesazhin, por ka kthyer edhe një përgjigje të ashpër ndaj deputetit. Ajo hedh akuza se ndiqet në rrjetet sociale përmes profileve të rreme dhe përdor një gjuhë të fortë në adresimin e saj.

Në reagimin e saj publik, aktivistja shprehet se do të vazhdojë protestën dhe akuzon institucionet për presion dhe provokime ndaj qytetarëve. Ajo gjithashtu përmend dispozita kushtetuese që lidhen me lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim, duke pretenduar se këto janë cenuar gjatë ndërhyrjeve ndaj protestuesve.

Episodi ka ndezur debat të fortë publik mbi etikën e komunikimit të figurave politike, lirinë e shprehjes dhe raportin mes pushtetit dhe aktivizmit qytetar. Ndërkohë, pritet që kjo përplasje të vijojë të prodhojë reagime të tjera në arenën politike dhe mediatike.

Postimi i plotë i studentes

Do shkoj në shesh në 19:00 këllirë parlamenti.

E di që na ndjek me account fake o shushunjë.

Të thash në komente ta them e publikisht .

Ty prandaj të ka lënë Zoti aq. Ju trembën veztët ju? Na tregon ti për deputetet gra , po gratë e protestës që panë terror nga policia, nga civila si Roki?!

Lexo nenin 47 o vemje. Edhe nenin 22. JU NA GODITËT. JU PROVOKUAT.

Kjo është DIKTATURË.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.